Përplasje e ashpër mes Laertit dhe Valbonës, banori: Big Brother-i fitohet vetëm - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Përplasje e ashpër mes Laertit dhe Valbonës, banori: Big Brother-i fitohet vetëm

    Insajderi
    25 March 2025 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ballafaqim i fundit përpara se njëri prej tyre të lërë shtëpinë këtë mbrëmje.

    Zgjedhja e Laertit për tu ndarë nga Valbona dhe për të shkuar përballë njëri-tjetrit në një nominim kokë më kokë, duke se i ka dhënë njëherë e mirë fund marrëdhënies së tyre.

    Gjatë Prime-t të së martës, ata u ballafaquan përballë njëri-tjetrit, një ballafaqim i fundit përpara se njëri prej tyre të lërë shtëpinë këtë mbrëmje.

    Laerti: Si çdokush këtu, dhe unë jam futur vetëm brenda. E dija që Big Brother fitohet vetëm. Sa i përket sfidës, e pranova për të parë sa vlen lëkura ime. Valbonës i kërkoj shumë ndjesë për çdo gjë që mund ta ketë lënduar, por siç e ka sqaruar në fillim, nuk mund të bëj më tepër. Nëse ka diçka, do vazhdojë jashtë. Në kronologjinë e tre muajve, e kam falur Valbonën. Çiltërsia e saj keqkuptohet dhe akuzohet se ka luajtur me G Banin, apo rri shumë me Jozin. Këto gjëra nuk ja kam vënë re. 20 minuta më ka lënë në gjunj përpara një Shqiptarie, kur i kërkova darkën. Prapë e falë. Edhe fjalët e rënda që më tha për tim atë…

    Valbona: Mos u viktimizo. Lëri fjalimet e tua të përgatitura. Çfarë të kam bërë unë ty? Tani do më dëgjosh ti mua.

    Laerti: Më ndërpreve.

    Valbona: Nuk të lë të mashtrosh. Mos aktro më. Dil Laerti që je. Ma dëgjo dhe njëherë fjalinë. A është krenar babai yt, sepse babai im nuk do të ishte? Unë bëj gabime. Por ty të kam ngritur në pidestal. Çfarë është e dashura jote? More një vajzë dhe shprehe pëlqimin për Olën?

    Laerti: Mos e shfrytëzo. Unë nuk e kam ndjekur Olën. Ti quan Gjestin shok, që të ka marrë foton dhe ta ka grisur.

    Valbona: Më ke ftuar disa herë në krevat dhe nuk të kam ardhur. Kështu e respekton motrën e dikujt?


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark