Përplasje me armë mes dy të rinjve, në vendngjarje gjenden 17 gëzhoja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasje me armë mes dy të rinjve, në vendngjarje gjenden 17 gëzhoja

    Insajderi
    22 March 2022 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të tjera detaje dalin në dritë nga të shtënat me armë që u regjistruan sot në Shkodër. Ngjarja ndodhi në periferi të Shkodrës, në lagjen ‘Skenderbeg’. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se ka dyshime që ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy të rinjve, njëri prej të cilëve thuhet se ka qëlluar me automatik

    Mësohet se nga plumbat, ku të paktën në tokë janë gjetur 17 gëzhoja, një prej tyre ka thyer xhamin e një furre buke.

    Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë që është dëmtuar një makinë që ishte e parkuar. Deri tani nuk ka persona të arrestuar për ngjarjen në fjalë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark