Insajderi
Lajme

Përplasje me policinë në Mitrovicën e Veriut, i dyshuari refuzon alkooltestin dhe sulmon zyrtarin

Insajderi
03 August 2026 - 11:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përplasje me policinë në Mitrovicën e Veriut, i dyshuari refuzon alkooltestin dhe sulmon zyrtarin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut, pasi fillimisht refuzoi t’u bindet urdhrave të policisë, ndërsa më pas dyshohet se sulmoi fizikisht një zyrtar policor brenda stacionit.

Rasti ka ndodhur të shtunën, më 2 gusht, rreth orës 23:10 dhe është bërë i ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari fillimisht nuk ka pranuar të legjitimohet nga zyrtarët policorë dhe ka refuzuar t’i nënshtrohet testit të alkoolit. Pas shoqërimit në stacionin policor, ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe ka ofenduar një zyrtar policor.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti fillimisht nuk ka pranuar të legjitimohet nga zyrtarët policorë dhe ka refuzuar të bëjë alkool-testin. Po ashtu, pasi është sjellë në stacion, i njëjti e ka sulmuar fizikisht dhe ofenduar zyrtarin policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark