×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Përplasje mes Humollit dhe Avdiut gjatë emisionit

    Insajderi
    22 November 2022 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka pasur një përplasje me aktivisten e shoqërisë civile, Zana Avdiu, gjatë emisionit ‘Pressing’.

    Humolli fliste për vështërsitë që i kanë hasur kosovarët për futjen e armatimit nga Shqipëria në Kosovë gjatë kohës së luftës nga vëzhguesit e ShBA’ve dhe Evropës, e për këtë mori një kundërshtim nga Avdiu.

    Avdiu i tha se duhet të ketë kujdes se çfarë deklaron, pasi deklarata të tilla shpërndahen, e që sipas saj, ka mundësi për konflikte.

    Më poshtë mund të lexoni një pjesë nga përplasja e tyre:

    Humolli: Ata që nuk kanë marrë msim prej historisë, është vështirë me msu, se cfarë miqsh janë, ata duhet me pa qysh po i shkojnë me armatim Ukrainës. Ne kur kemi dasht me luftu kundër Serbisë i kemi pas krejt qita vëzhgues të miqve në kufi me Shqipërinë, për me i kalu kufinin , këna pas telashe është dasht në krahë me i pru, qita miqtë nuk na kanë ndihmu.

    Avdiu: Cilët miq?

    Humolli: As amerikanët e as evropianët.

    Avdiu: Pra nuk i kemi miq i kemi armiq, a po nënkupton me qita, qysh po don me zgjedh çështjen e Kosovës. Mos dilni me fol gjana kot, se dilni në media, ju sheh dikush, me këtë qasje e nxeu veriun, me këtë qasje e pruni edhe një konflikt të ri në veri.

    Humolli: Cka me të thon ty? E kot është që bisedoj me ty.

    Avdiu: Sigurisht që është e kot, me këtë qasje total të verbër që s’ka as kuptim, e as logjik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark