×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përplasje mes Ilir Feratit dhe Bekë Berishës: Të njejtën çorbë ke me e pasë sa herë që të vijsh në Istog

    Insajderi
    03 December 2022 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një përplasje në rrjetet sociale kanë pasur kryetari i Istogut, Ilir Ferati, dhe ish- kandidati për kryetar i kësaj komune, Bekë Berisha.

    Fillimisht, Berisha publikoi një fotografi të Feratit ku shihet së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, ku bënë prerjen e shiritit të ndërtimit të Urës në Lugun e Drinit pjesë e infrastrukturës së rrugës Saradran-Ruhot.

    Krahas fotografisë, Berisha shkroi ‘Makarreca kryne naj punë të hajrit’.

    “Bashkpunim i madh për me e lanë Istogun e qetë dhe peng të mashtruesve. Makarreca kryne naj pune të hajrit”.

    Lidhur me këtë, i reagoi kryetari Ferati, i cili tha se Berisha iku nga Istogu në natën që pësoi humbje më 14 nëntor 2021.

    Madje ai ia përmendi edhe një fjali populli, ‘rri para kijeve tu’.

    “Ai i cili iku natën nga Istogu pas humbjes së thellë që e mori me 14 nëntor 2021 nga qytetarët e Istogut, paska dalë sot me na mësu se qysh duhet të punohet. Thotë një fjalë popullore, “rri para kijeve tu,” se zgjedhjet e tjera vijnë shpejt e të njejtën çorbë ke me e pasë sa herë që të vijsh në Istog”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark