Insajderi
Shqipëri/Rajon

Përplasje mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrahesh, por s’i ndyj duart me ty

Insajderi
24 September 2026 - 22:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përplasje mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrahesh, por s’i ndyj duart me ty
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në studion e “Opinion” mes analistit Albatros Rexhaj dhe gazetares Klodiana Lala.

Debati u ndez pasi gazetarja po përgënjeshtronte pretendimet e ish-kreut të SHISH Vlora Hyseni, e cila iu drejtua sot në dyert e SPAK Lalës me fjalinë “Si kalon me agjentët serbë në hotele”.

Rexhaj ngriti pikëpyetje mbi deklaratën mohuese të Lalës. Në përplasje u përfshi dhe gazetari i emisionit Blendi Fevziu, i cili i kërkoi Rexhajt të ruante etikën.

Pjesë nga debati në studio:

Lala: Atë agjenten tëndë mbaje aty se në fakt meriton të rrihesh siç të rrihte Berati, por unë nuk i ndyj duart e mia me ty. Të lutem kur flas unë mos guxo të ndërhysh.

Rexhaj: Përse duhet të të besojmë ty dhe jo Vlorës. Ejj jam këtu unë. Nuk mundesh të flasësh. (I kthehet Fevziut) Tha ka bërë mirë që të ka rrahur. Mua smë rreh dot askush, ti e mormalizove.

Fevziu: Po më the “or ti” del përjashta. Çohu dhe dil jashtë.

Rexhaj: Ti e normalizove o shok.

Lala: Mos më beso nuk më intereson fare, nuk je në ekuacionin tim. Je komplet i parëndësishëm.

Rexhaj: Të dyja mund të jenë të vërteta, ajo kriminele dhe ti agjente.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark