Insajderi
Insporti

Përplasje mes Vinicius Junior dhe Lamine Yamal në fund të “El Clasico”-s: Fol tani, fol

Insajderi
26 October 2025 - 19:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përplasje mes Vinicius Junior dhe Lamine Yamal në fund të “El Clasico”-s: Fol tani, fol
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndeshja e fundit mes Real Madridit dhe Barcelonës nuk kaloi pa tensione.

Në “El Clasico”-n ku madrilenët fituan me rezultatin 2-1, pati përplasje të shumta mes lojtarëve të të dyja skuadrave.

Një ndër momentet më të diskutueshme ishte ai mes Vinicius Junior dhe talentit të Barcelonës, Lamine Yamal.

Sipas mediave spanjolle, Vinicius iu drejtua Yamal-it me fjalët “Fol tani, fol”, duke iu referuar rezultatit të ndeshjes dhe deklaratave që lojtari i ri katalanas kishte dhënë para takimit.

Kjo situatë solli tension mes lojtarëve, por ndërhyrja e stafit teknik të të dy ekipeve bëri që gjakrat të qetësoheshin dhe futbollistët të largoheshin drejt dhomave të zhveshjes.

Përveç këtij momenti, gjatë ndeshjes pati edhe disa shkëmbime fjalësh dhe ngacmime mes lojtarëve. Në një rast tjetër, Vinicius Junior u dëgjua t’i thoshte Yamal-it: “Vetëm pasime mbrapa di të bësh”.

Fitorja e Real Madridit duket se shtoi më shumë tensionet në fushë, sidomos për shkak të rivalitetit të fortë dhe deklaratave të bëra para ndeshjes nga lojtarët e Barcelonës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark