Insajderi
Lajme

Përplasje në Kuvend, Gruda-Muratit: As punën si ekonomist s’e ke bo mirë

Insajderi
19 November 2025 - 12:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përplasje në Kuvend, Gruda-Muratit: As punën si ekonomist s’e ke bo mirë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, është përplasur sot me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, gjatë seancës për buxhetin.

Gruda ka vënë në pikëpyetje mundësinë e mbajtjes së seancës pa miratimin e qeverisë, ndërsa Murati i ka kundërshtuar duke thënë se kjo deklaratë nuk është e saktë.

“Po ia rikujtoj atij që kjo nuk qëndron dhe askush nuk është e shkruar”, tha Murati.

Pas këtij momenti, Gruda ka dalë sërish në foltore duke kritikuar ashpër mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje po trajton çështjet juridike përmes Muratit.

Ai ka thënë se kjo tregon sa seriozisht po trajtohet Kushtetuta dhe ligji, duke shtuar: “Madje nuk mendoj që as punën si ekonomist nuk e keni bërë mirë. Mund të qeshni sa të doni, njerëzit janë duke e parë.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark