Insajderi
Lajme

Përplasje për Bordin e ZRrE-së, Sadiku akuzon VV-në për hipokrizi politike

Insajderi
25 November 2026 - 15:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përplasje për Bordin e ZRrE-së, Sadiku akuzon VV-në për hipokrizi politike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar sërish ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin për Ekonomi lidhur me Bordin e ZRrE-së.

Sipas Sadikut, anëtarët e këtij bordi intervistohen e përzgjidhen nga Qeveria dhe më pas votohen në Kuvend nga shumica parlamentare, duke shtuar se në rastin e fundit janë zgjedhur edhe kandidatë që kishin më pak pikë në intervistë.

“Kur kërkova sqarim në Kuvend, përgjigjja e ministres ishte: ‘Kështu i kemi përzgjedhë ne. Kur t’i fitoni ju zgjedhjet, i përzgjedhni vetë’. Deklaratë publike kjo”, ka shkruar Sadiku në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka kritikuar deputetët e VV-së për qëndrimin ndaj Bordit të ZRrE-së, duke thënë se fillimisht i përzgjedhin dhe i votojnë anëtarët e tij, ndërsa më pas i kritikojnë dhe kërkojnë llogari prej tyre.

“Me i përzgjedhë vetë, me i votu vetë e pastaj me u sjellë sikur je në opozitë, është hipokrizi politike. Logjikë kjo s’ka. As edhe pak”, ka përfunduar Sadiku.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark