Agjencia e Statistikave të Kosovës sot ka publikuar numrin e lindjeve për vitin 2015, sipas statistikave vitin e kaluar ka pas 24,716 lindje, prej të cilave 122 janë lindje të vdekura.
Sipas nivelit të shkollimit nënat të cilat dominojnë në lindjen e fëmijëve janë ato me shkollim të mesëm me 39.3 %.
Ndërsa vetëm 19.5 % e fëmijëve të lindur i kanë nënat e tyre me shkollim të lartë dhe fakultet, shkruan Insajderi.
Kjo përqindje e vogël nga kjo kategori e nënave të cilat kanë shkollim të lartë mund të vijë si pasoj e asaj që ato janë të fokusuara më shumë në zhvillimin e karrierës së tyre sesa në krijim e familjes.
Mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2015 është 28.2 vjeç, binjakë u lindën 712 foshnje, ndërsa trinjakë e më shumë u lindën 18 foshnje.
Ndërsa shikuar me vitin 2014 viti 2015 ka pas një rënie të lindjeve, në krahasim me numrin e lindjeve të vdekura ku në vitin e kaluar ka qenë më e madhe.
Gjatë vitit 2014 ka pasur 25. 929 lindje të gjalla, kurse 158 lindje të vdekura. /Insajderi.com