Insajderi
Show

Përse Jennifer Aniston asnjëherë s’merr pjesë në Met Gala?

Insajderi
03 September 2025 - 11:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përse Jennifer Aniston asnjëherë s’merr pjesë në Met Gala?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arsyeja e Jennifer Aniston-it për të mos marrë pjesë në Met Gala ka kuptim.

Ylli i “Morning Show” foli hapur rreth arsyes pse nuk ka marrë pjesë kurrë në natën më të madhe të modës, gjatë një interviste për numrin e shtatorit të revistës “Glamour”.

Aniston tha se eventi i bën shumë presion që të pranojë ftesën.

Edhe pse ajo tha se është ftuar në “Met” në të kaluarën dhe merr pjesë rregullisht në evente të tjera të tapetit të kuq, Jenniferi pranoi se e gjithë kjo përvojë e “mbingarkon”.

“Është përgatitja, veshja e fustanit”. Unë jam një vajzë e tipit ‘xhinse, shapka dhe bluzë pa mëngë”, tha ajo.

Ndërsa ikona e serialit “Friends” tha se i pëlqen “të vishet bukur”, ajo tha se përgatitja për Met Gala dukej sikur do të ishte një “lojë mendore” shumë e vështirë.

“Hajde të vishemi bukur, të veshim një fustan të zbukuruar, të bëjmë grim, t’i rregullojmë flokët tërësisht dhe të shkojmë të ulemi në një dhomë të madhe me shoqet”, deklaroi Jen për të gjitha përgatitjet që duhet të bëhen deri në mbrëmje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark