Zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris, ish-Zonja e Parë Michelle Obama dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, kanë dërguar gjithnjë mesazhe simbolike përmes veshjeve të tyre.
Sot, megjithatë në ditën e përurimit të Joe Biden dhe Kamala Harris, duket se të tri gratë e fuqishme bënë një deklaratë të përbashkët.
Derisa u futën në ndërtesën e Kapitolit përpara ceremonisë së sotme të betimit, secila prej tyre u shfaqën në ngjyrë të vjollcë. Zgjedhja e tri grave për ngjyrën e njëjtë – e cila është një përzierje e mirëfilltë e ngjyrave të partisë politike, e kuqja dhe blu – mund të ketë qenë me të vërtetë e qëllimshme, duke marrë parasysh kuptimin e ngjyrës për të ngjallur një ndjenjë solidariteti dhe uniteti, sipas The Hill.
Për momentin historik, Harris zgjodhi një fustan e pallto të tillë nga stilisti Christopher John Rogers, të cilën e kompletoi me dorëza lëkure e take të po së njëjtës ngjyrë.
Clinton zgjodhi një kostum gjithashtu të vjollcë, me një xhaketë elegante të gjatë, një shall lejla e këpucë të zeza.
Obama në anën tjetër zgjodhi një kostum me nuancë kumbulle me një rrip nga Sergio Hudson, një tjetër stilist amerikan që kujdeset vazhdimisht për dukjen e 57 vjeçares.
Ngjyra vjollcë ka një kuptim jashtëzakonisht të veçantë për Kamala Harris, pasi shpesh shfaqej e tillë edhe gjatë fushatës për të nderuar Shirley Chisholm, e cila e frymëzoi karrierën e zëvendëspresidentes së re.