Para se të arrijë atje, Narasimhan i tha mjekut tjetër të provojnë ta shtrijnë pacientin në stomak, përpara se ta vendosin në njësinë e kujdesit intensive (ICU), shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Narasimhan nuk kishte nevojë të shkonte në ICU. Rrokullisja funksionoi.
Mjekët po zbulojnë se shtrirja e pacientëve me gjendje të rënduar nga koronavirusi në stomak ndihmon në rritjen e sasisë së oksigjenit që depërton në mushkëritë e tyre.
Shtatë vjet më parë, mjekët francezë publikuan një artikull në revistën ‘New England Journal of Medicine’, ku tregonin se pacientët me sëmundje respiratore (ARDS) që ishin në ventilatorë kishin një shans më të ulët të vdisnin nëse shtriheshin në stomak.
Që nga ajo kohë, në shkallë të theksuara, mjekët në Shtetet e Bashkuara kanë shtrirë pacientët me ventilim në stomak.
Pacientët e vendosur në aparatura frymëmarrje zakonisht qëndrojnë në stomak për rreth 16 orë në ditë. Pjesën tjetër e kalojnë në shpinë, në mënyrë që mjekët të kenë qasje më të lehtë për trajtimin e tyre.
Megjithatë, shkruan CNN, ekziston një dobësi në shtrirjen e pacientëve në ventilim në stomak. Pacientët e ventiluar kërkojnë më shumë qetësues kur janë në stomak, gjë që nënkupton qëndrim më të gjatë në ICU.
Studimi francez i vitit 2013 rishikoi vetëm pacientët që ishin në ventilatorë, kështu që nuk është plotësisht e qartë se çfarë efekti ka pozicionimi në stomak për pacientët që nuk janë aq të sëmurë.