×
  • Lajme
  • Lajme

    Persona të armatosur rrëmbejnë të burgosurin dhe plagosin një polic

    Insajderi
    13 January 2023 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se në burgun ‘’Idrizovë’’ një i burgosur është arratisur dhe si rezultat një polic është plagosur.

    Ngjarja ka ndodhur pasi i burgosuri po shoqërohej nga burgu i sigurisë së lartë, në të cilin gjendje në spital.

    Policia e burgut u përball me disa persona të armatosur, ku pati të shtëna dhe u plagos një polic, ndërsa i burgosuri u nxor dhe iku me personat e armatosur.

    Punonjësi i plagosur  është dërguar në Qendrën Emergjente për të marrë ndihmën mjekësore.

    Ndërkohë po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark