×
  • Lajme
  • Insajderi

    Persona të maskuar, autoblinda e vandalizuar me shkronjën “Z” – Pamje nga protesta e serbëve në Zveçan

    Insajderi
    29 May 2023 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një numër i madh i protestuesve serbë u panë ta kenë fshehur fytyrën nën maska përgjatë protestës së të hënës në Zveçan.

    Në afërsi të vendit ku po mbahet protesta, Gazeta Insajderi ka parë edhe një autoblindë të vandalizuar të Policisë së Kosovës me shkronjën “Z”.

    Mediumi gjithashtu ka raportuar edhe për rrugën e bllokuar që çon deri tek objekti komunal i Komunës së Zveçanit, ku edhe po mbahet protesta e serbëve atje.

    I gjithë objekti i komunës është i rrethuar nga kordoni i forcave të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe atë të KFOR-it.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark