×
  • Lajme
  • Lajme

    Persona të maskuar tentojnë të sulmojnë ekipin e “Periskopit” në Zveçan

    Insajderi
    29 May 2023 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy persona të maskuar kanë tentuar të sulmojnë ekipin e Periskopit sot në Zveçan.

    Në një fotografi dërguar AGK-së, shihet se bluza e një gazetari është shqyer si shkak i tentimit të sulmit.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me situatën e krijuar për mediet dhe gazetarët, të cilët po raportojnë nga këto komuna, andaj kërkon nga kolegët që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit.

    AGK-ja, ka kërkuar që gazetarët  t’i dëgjojnë rekomandimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës që janë prezent atje.

    AGK-ja, gjithashtu kërkon nga NATO dhe EULEX, që të sigurojnë gazetarët, si dhe t’u mundësojnë të raportojnë pa u penguar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark