Në veri të Mitrovicës sot u sulmua kameramani i Insajderit, Jetmir Muji. Ai ka qenë duke e xhiruar rastin e një rrahjes të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës.
Gazeta Insajderi nëpërmjet burimeve të saja ka arritur të identifikojë njërin prej sulmuesve të kameramanit, Jetmir Muji.
Emri i tij është Ivan Rakiq. Ai është familjar i kryetarit të Lista Serbe, Goran Rakiqit. Burimet i kanë thënë Insajderit se familjari i Goran Rakiqit është njëri prej udhëheqësve të organizimit banditesk të serbëve të veriut, të quajtur “Mbrojtja Civile”.
Si ndodhi rasti?
Ai ka qenë duke e xhiruar rastin e rrahjes i të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës.
I riu me kombesi shqiptare emri i të cilit është Granit Gjafa është rrahur nga disa serb.
Kameramani i Insajderit, Jetmir Muji ka qenë duke e xhiruar këtë veprim të tyre. Sulmuesit e kanë goditur Mujin pas kokës.
Ai i është nënshtruar intervenimit mjekësor në emergjencën e Mitrovicës së Jugut.
Për këtë rast reagoi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. AGK-ja kërkoi nga Policia e Kosovës që ta hetojë rastin me urgjencë.
Pas sulmit ka reaguar edhe kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Visar Duriqi. Ai ka qenë prezent në momentin kur ka ndodhur sulmi, pasi që ishin se bashku duke marr pamje për realizimin e emisionit InDoks.
Duriqi tregon se si e gjithë ngjarja është parë nga Karabinierët dhe nuk kanë reaguar e as intervenuar.
“Kanë hy e janë mshef si pula të lagura në veturë. Madje Karabinierët nuk janë afruar as qe te pyesin si është gjendja e Jetmirit”, ka shkruar ai.