×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Personi që vdiq në pishinë në Istog është mik i deputetit të VV’së

    Insajderi
    31 March 2024 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person ka humbur jetën në Banjë të Istogut, pas një incidenti në një pishinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh, teksa ka shtuar se tashmë i ndjeri ishte dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Aty u konstatua vdekja e tij.

    “Banjë, Istog 30.03.2024-18:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në pishinë kishte kërkuar ndihmë dhe ishte ndihmuar nga shpëtimtari i pishinës. Mjeku kujdestar i pishinës i kishte ofruar ndihmë mjekësore dhe me autoambulant ishte dërguar në spitalin e Pejës, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Për vdekjen e Gëzim Hoxhës ka shkruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, të cilit iu është referuar si mik.

    “Vdekja jote më tronditi shumë, Zoti të mëshiroftë, mik i vjetër!”, ka shkruar ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark