Nga të shtënat me armë zjarri sot rreth orës 4:00 të mëngjesit ka gjetur vdekjen një 31-vjeçar dhe një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri, në një lokal në Prizren. Deri tek vrasje dyshohet se erdhi si pasojë e një fature prej 400 eurosh.
Gazeta Insajderi ka siguruar nga burimet e Prokurorisë, emrat e pesë personave të tjerë që janë arrestuar sot për vrasjen në Prizren.
Kujtim Gashi, Jesmir Badallaj, Burim Mazreku, Enver Amrllahi, Arben Vezaj janë njerëzit e afërt të Diban Hoxhajt, të cilët u ndaluan sot nga Policia e Kosovës, pasi dyshohen për pjesëmarrjen në rrahje gjatë një konflikti në lokalin e natës “Kobra City”.
Pas këtij sherri i vrarë mbeti një 31 vjeçar dhe një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur. Të dy shtetas të Shqipërisë.
Sipas Prokurorisë, Dibran Hoxhaj është i dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”.