×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zhduket arma me të cilën dyshohet se Kobra vrau 31 vjeçarin nga Kukësi

    Insajderi
    03 January 2023 - 15:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka konfirmuar për Gazetën Insajderin, se arma me të cilën dyshohet se Dibran Hoxhaj vra 31 vjeçari nga Kukësi nuk është gjetur ende.

    Sipas prokurorit, Kobra dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë.

    Po ashtu, Shala tha se konflikti ka ndodhur si pasojë e një fature të shërbimit.

    “Sot në orën 04:10, policia ka marrë informatë se ka pasur të shtëna në afersi të lokalit “Kobra City”, në dalje të Prizrenit rruga Prizren- Kukës. Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokalin “Kobra City” me disa shtetas të Shqipërisë, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve”, tha për Gazetën Insajderi kryeprokurori Shala.

    “Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjetin e tyre te markes Audi, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre”, shtoi ai.

    Tutje, prokurori tregoi se 27-vjeçari i plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

    “Si pasojë e të shtënave me armë zjarri 31-vjeçari me inicialet V. C., dhe R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi janë plagosur, ku si pasoj e plagëve shtetasi V.C. ka vdekur, ndersa shtetasi R.SH. ka pësuar lëndime trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë”.

    Organet e rendit të Kosovës dhe Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e rastit.

    “Prokuroria Themelore në Prizren së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të sigurimit te provave dhe zbardhjes së rrethanave të ngjarjes. Organet e zbatimit të ligjit të Kosovës dhe ato të Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. I dyshuari D.H. dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë”, tha Shala për Gazetën INSAJDERI.

    Nga të shtënat me armë zjarri sot rreth orës 4:00 të mëngjesit ka gjetur vdekjen një 31-vjeçar dhe një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri, në një lokal në Prizren.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark