Përveç Listës Serbska në takimin me Presidenten mungoi edhe Elbert Krasniqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përveç Listës Serbska në takimin me Presidenten mungoi edhe Elbert Krasniqi

    Insajderi
    16 May 2025 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani dje ka mbajtur takime me partitë politike, edhe përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë, shkruan Insajderi.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim përfaqësuesit e subjekteve të të gjitha komuniteteve joshumicë, në kuadër të konsultimeve gjithëpërfshirëse me liderët e subjekteve parlamentare”, thuhej në njoftimin e Presidencës.

    Nga Presidenca kanë publikuar edhe foto nga takimi me partitë joshumicë.

    Në sy ra, se Lista Serbska nuk ishte prezente në takim.

    Përveç Listës Serbska, në takim mungoi edhe Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi, ndonëse nuk dihet arsyeja e mospjesëmarrjes.

    Gazeta Insajderi ka tentuar ta kontaktojë Ministrin në detyrë, Elbert Krasniqin, se cila ka qenë arsyeja që nuk ka marrë pjesë në takim. Mirëpo i njëjti deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka kthyer përgjigje.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark