
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Elbert Krasniqi, është kapur nga kamerat teksa zhvillonte një bisedë të shkurtër me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Në video, Krasniqi shihet duke i thënë Kurtit: “4 vota të Listës Serbe a votojnë…”.
Ndërkohë, pas dështimit të seancës konstituive, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, deklaroi para mediave se nuk ka pasur asnjë komunikim me Listën Serbe. Ai madje e fajësoi këtë subjekt politik dhe opozitën për bllokimin e Kuvendit, duke i konsideruar përgjegjës për mosfunksionimin institucional.
Këto deklarata të kundërta po ngrenë pikëpyetje për opinionin publik, a ka pasur marrëveshje me Listën Serbe për vota? Dhe kush po e thotë të vërtetën – Krasniqi apo Peci?