Insajderi
Sport

Përzgjedhësi i Irlandës e veçon një futbollist të Kosovës

Insajderi
23 September 2026 - 11:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përzgjedhësi i Irlandës e veçon një futbollist të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kombëtarja e Irlandës ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes ndaj Kosovës nesër në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përzgjedhësi Heimir Hallgrimson e veçoi kapitenin e Kosovës Vedat Muriqin nga futbollistët dardanë.

“Vedat Muriqi ka shënuar 32 gola në 68 ndeshje dhe ka shtatë gola në 10 paraqitje për Fenerbahçen deri më tani këtë sezon. Por ka edhe lojtarë tjerë që kërkojnë vëmendje, pasi janë lojtarë cilësorë”, deklaroi Hallgrimson.

Kosova përballet nesër me Irlandën nga ora 20:45 në kuadër të Ligës D të Ligës së Kombeve. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark