Pesë alpinistë vdesin nga stuhia në majën më të lartë në Evropë në -20 gradë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Pesë alpinistë vdesin nga stuhia në majën më të lartë në Evropë në -20 gradë

    Insajderi
    24 September 2021 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë alpinistë kanë vdekur, pasi u zunë në një stuhi bore në majën më të lartë në Evropë, Elbrus, në Rusi, afër kufirit me Gjeorgjinë.

    Vdekja e pesë alpinistëve u konfirmua nga Ministria Rajonale e Emergjencave e Rusisë, e cila tha se 14 anëtarë të tjerë të grupit janë shpëtuar në kohën kur po mbretëronte mot me erë të fuqishme, dukshmëri të vogël dhe temperaturë -20 gradë.

    Alpinistët bënë një thirrje për ndihmë pas orës 5 të pasdites së të enjtes, kur ishin në një lartësi prej rreth 4.800 metrave, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

    Nga personat e shpëtuar, njëmbëdhjetë prej tyre u dërguan në spital me lëndime. Denis Alimov, i cili ofroi ndihmë për organizimin e ngjitjes, i tregoi agjencisë TASS për tmerrin e përjetuar nga grupi.

    Gjatë ngjitjes, një grua nuk u ndie mirë dhe u kthye bashkë me njërin nga udhërrëfyesit, tha Alimov, por vdiq më vonë në duart e tij.

    Grupi tha se dy anëtarë vdiqën nga të ftohtit, ndërsa dy të tjerë e humbën vetëdijen dhe vdiqën përderisa po silleshin poshtë malit, raportoi agjencia AFP.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark