×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjashtë kandidatët për anëtarë të OSHP-së

    Insajderi
    02 March 2016 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës ia ka propozuar sot Kuvendit të Kosovës gjasht kandidat për anëtarë të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

    Vetëm tre prej kandidatëve që marrin më së shumti vota, do të emërohen anëtarë të OSHP-së.

    Dy prej të propozuarve janë nga komuniteti serb.

    Insajderi ka siguruar listën e kandidatëve. Në krye të saj është Agim Shala, pasuar nga Vjollca Shala-Kurtishaj, Stojan Stanojkoviq, Nuhi Paçarizi, Blerim Dina dhe Mirko Simoviq.

    OSHP-ja aktualisht nuk mund të marrë vendime të bazuara në ligj. Ka vetëm dy anëtar – Tefik Sylejmanin dhe Ekrem Salihu.

    Bllokada pritet të vazhdojë edhe më tutje për shkak të krizës në Kuvendin e Kosovës.

    OSHP-ja ka qenë jofunksionale edhe vitin e kaluar një kohë të gjatë. Ditë më parë nga ky organ u largua Hysni Hoxha i akuzuar për dy raste të korrupsionit.

    “Sipas ligjit janë pesë anëtarë të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik. Dy anëtarë e vazhdojnë punën sipas mandatit të tyre. Duhet të zgjidhen edhe tre anëtarë të tjerë. Ligji parasheh që për çdo anëtarë duhet të japim dy propozime, prandaj ne i japim gjashtë propozime Kuvendit”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa në mbledhjen e Qeverisë.

    Ai ka sqaruar se komisioni i Kuvendit i përcaktuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të verifikojë përshtatshmërinë e kandidatëve dhe do ta bëjë rangimin e kandidatëve dhe do t’i propozoj pastaj Kuvendit zgjedhjen e tyre.

    “Të gjithë kandidatët duhet të kenë provimin e jurisprudencës dhe të plotësojnë kushtet si për gjyqtarë. Ato kritere sipas informatave që kemi janë plotësuar edhe me këto propozime. Është edhe një prej kushteve të liberalizimit të vizave, sepse me këtë e përmbushim edhe kushtin sa i përket Prokurimit Publik”, tha kryeministri Mustafa. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark