Për miliarderin Bill Gates, të nxehtit e verës është mënyrë e duhur për të ikur nga realiteti. Në një blog të ri të filantropistëve, bashkë-themeluesi i Microsoft-it dhe lexuesi i pangopur, Bill Gates, ka rekomanduar pesë libra të matematikës dhe shkencës për t’i shijuar në muajt e ardhshëm.
1. “Seveneves”, nga Neal Stephenson
Një roman prej 800 faqesh, i zhanrit shkencë dhe fiksion, trajton çështjen e racës njerëzore e cila është e detyruar të largohet nga Toka. Gates thotë: “Ju mund të humbisni durimin me të gjitha informatat që ju do t’i merrni në lidhje me fluturimet në hapësirë. Stephenson, i cili jeton në Seattle, i ka bërë të qarta hulumtimet e tij, por më kanë pëlqyer shumë detajet teknike”, transmeton KosovaPress.
Themeluesi i Rakuten dhe CEO Hiroshi Mikitani, në bisedë me babain e tij ekonomist, Ryoichi Mikitani, flet rreth asaj se si ta rigjallërojë ekonominë japoneze. “Edhe pse unë nuk pajtohem me çdo gjë në programin e Hiroshit, mendoj se ai ka ide mjaft të mira”, shkruan Gates .
3. “Sapiens: Një histori e shkurtër e njerëzimit”, nga Yuval Noah Harari
Historiani Yuval Noah Harari ndjek udhëtimin e njeriut me njohësit e tij bujqësorë dhe revolucionet shkencore. “Të dy, unë dhe Melinda, e kemi lexuar këtë libër dhe kjo ka ngjallur shumë biseda të mira në tryezën tonë gjatë darkave”, thotë Gates.
4. “Si mos të jesh gabim”, nga Jordan Ellenberg
Profesori i matematikës, Jordan Ellenberg, prish konceptet e mëdha dhe të vogla për të treguar se si “të menduarit matematikor” mund të aplikohet kudo. “Në disa vende matematika bëhet mjaft e komplikuar”, shkruan Gates, “por Ellenberg gjithmonë i përfundon gjërat në atë mënyrë që sigurohet që ju jeni ende me të”.
5. “Pyetja vitale”, nga Nick Lane
Biokimisti Nick Lane shpjegon se mbështetja në energji mund të shpjegojë shpërthimin nga jeta e thjeshtë e qelizave të vetme në forma komplekse. “Nick është një prej atyre mendimtarëve origjinalë që ju shtyn të thoni: Më shumë njerëz duhet të dinë për punën e këtij njeriu”, thotë Gates.