Insajderi
Lajme

Pesë persona arrestohen pas një rrahjeje në Prishtinë, dy të lënduar

Insajderi
07 March 2026 - 09:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pesë persona arrestohen pas një rrahjeje në Prishtinë, dy të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pesë persona janë arrestuar të premten pasdite në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, pas një përleshjeje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Sipas njoftimit të policisë, pesë të dyshuar janë përfshirë në një rrahje mes vete.

Si pasojë e përleshjes, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë e rrahjes, dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark