Pesë raste të pornografisë me fëmijë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë raste të pornografisë me fëmijë në Kosovë

    Insajderi
    07 March 2017 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pornografia me fëmijë, është një nga temat për të cilat shkruhet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën.

    Sipas këtij raporti, gjatë vitit 2016 në Kosovë kanë qenë pesë raste nën hetime sa i përket pornografisë me fëmijë, raporton Insajderi.

    “Deri më 10 nëntor, Policia e Kosovës ka kryer pesë hetime sa i përket pornografisë me fëmijë”, thuhet në raportin e DASH për Kosovën.

    Aty tregohet se Ligji kosovar dënon deri në 5 vite burg ata që prodhojnë apo shpërndajnë ponografi me fëmijë.

    “Shpërndarja, promovimi, transmetimi, oferta apo shfaqja e ponografisë dënohet deri me gjashtë muaj deri në 5 vite burg”, thuhet në raport.

    Në raportin e DASH thuhet se Prokuroria e Kosovës ka paditur dy persona gjatë vitit.

    “Prokurorët kanë paditur dy persona gjatë vitit 2016 sa i përket pornografisë me fëmijë”, thuhet në raport./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark