Insajderi
Biznes

Pesë rregulla kryesore të sjelljes në botën e biznesit

Insajderi
01 September 2019 - 13:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbajtja e derës, nxjerrja e karriges, madje edhe ngritja në këmbë kur dama ulet apo ngrihet nga karrigia janë sjellje, të cilat disi gjithnjë e më shumë dhe shpejt janë duke u shuar.

Ndryshimet e sjelljeve në shoqëri kanë mjegulluar edhe parafytyrimin e asaj se çka konsiderohet sjellje e mirë, ndërsa parimi themelor “sillu ndaj të tjerëve ashtu siç dëshiron që të tjerët të sillen ndaj teje” po ashtu sikur po kalon nëpër ndryshime të llojllojshme të interpretimit.

Megjithatë, maniret në botën e biznesit janë ende të rëndësishme dhe mund të jenë vendimtare. Shpesh edhe në kuptim negativ, sepse kur gaboni, kjo theksohet dhe mbahet mend, transmeton Koha.net. Për këtë arsye, ka disa gjëra të caktuara të cilat duhet t’i përvetësoni mirë dhe të parashikoni gabimet e mundshme që të mos ju kushtojnë me ndonjë bashkëpunim apo marrëveshje të rëndësishme.

1. Përdorimi i emrave

Mbani mend mirë emrat. Shkruani dhe të jeni të sigurt që çdokush që punon me klientë potencialë dhe të tanishëm di emrat e tyre. Saktësia, shqiptimi dhe shkrimi i drejtë i emrave janë në listën e atyre që duhet të përvetësohen mirë. Nuk është asgjë e re që në botën e sotme të biznesit bashkëpunimet ose shitjet e mëdha të prishen për shkak të shqiptimit të vazhdueshëm të pasaktë të emrave të lojtarëve kyç.

2. Kontrolloni para se të vazhdoni

Sigurohuni që është arritur marrëveshje dhe pajtueshmëri në çdo hap të takimit, udhëtim pune, bisedë telefonike apo vizitë dhe që të gjitha pyetjet e pjesëmarrësve të jenë të përgjigjura para se të kaloni në idetë apo konceptet e ardhshme. Nëse folësi vazhdon pa sqaruar apo zgjidhur problemet, njerëzit do të qëndrojnë refuzues ndaj tij apo nuk do ta dëgjojnë më fare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark