×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Pesë shtete të BE-së do të vazhdojnë subvencionimin e qymyrit në të ardhmën, ndër to edhe Anglia dhe Gjermania

    Insajderi
    11 September 2019 - 10:34

    Sipas një raporti që analizon politikat klimatike të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, pesë vende anëtare duke përfshirë Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Greqinë, Poloninë dhe Slloveninë, do të prezantojnë forma të reja të subvencionimit të qymyrit dhe lëndëve djegëse fosile deri në vitin 2030.

    Në raportin e ri, ‘Subvencionet e lëndëve djegëse fosile në strategjinë kombëtre të BE-se dhe Planet Klimatike: thirja e fundit për veprim’, ekspertë nga ODI, Friends of the Earth në Holandë dhe CAN rrjeti në Evropë, kanë analizuar të gjitha politikat e shteteve anëtare ndaj ndryshimeve klimatike të shteteve anëtare të BE-së.

    Sipas këtij raporti, asnjëra nga shtetet anëtare të BE-së nuk ka ofruar raport gjithpërfshirës për subvencionimin e lëndëve djegëse fosile, e as nuk parashikojnë përfundimin e tyre.

    Madje, Britania e Madhe, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Sllovenia planifikojnë të prezantojnë formë të re të subvencionimit të lëndëve djegëse fosile dhe qymyrit për dekadat në vijim, ani pse ishin deklaruar se do t’i japin fund këtyre politikave në periudhë 10 vjecare.

    Ndryshe, disa nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar termocentrale të reja, disa tjera tani më kanë filluar ndërtimin e tyre.

    Greqia tani më ka filluar me ndërtimin e termocentralit të ri në Ptolemaida. Përvec që po ndërtohet në shtet anëtarë të Bashkimit Evropian, ky termocentral edhe financohet pjesërisht nga banka Gjermane, KfW.

    Subvencionimi i qymyrit dhe termocentralet e reja arsyetohen me nevojën e shteteve anëtare të BE-së për stabilitet të brendshëm energjetik, siguri energjetike dhe furnizim të rregullt me energji elektrike.

    Termocentralet pritet të ofrojnë energji të sigurtë dhe të mjaftueshme në Evropë për t’u ballafaquar me kërkesën në rritje për energji elektrike në dekadat në vijim.

    Sipas raporteve, deri në vitin 2050 kërkesa për energji elektrike në botë pritet të rritet për rreth 50%. Në Kosovë, kërkesa për energji elektrike cdo vit shënon rritje konstante prej 7 – 10%.

    Një Kosovar konsumon rreth 2500 kilovat orë energji elektrike në vit, deri sa mesatarja globale sipas OECD duhet të jetë diku rreth 8000 kilovat orë. Kjo vlerë është dukshëm më e ulët krahasuar me vendet e Ballkanit, të cilat tani më kanë paralajmëruar termocentrale të reja ose edhe kanë filluar ndërtimin e tyre.

    Sipas kësaj të dhëne, Kosovës i nevojiten kapacitete të reja energjetike në të ardhmën, me qëllim të plotësimit të kërkesës në rritje, sigurimit të furnizimit të rregullt me energji elektrike dhe të përkrahjes së zhvillimit.

    Kosova është vendi i tretë në Evropë për nga rezervat e thëngjillit.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark