Pesë të dyshuar për tragjedinë e Kolovicës ku u mbytën dy fëmijë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë të dyshuar për tragjedinë e Kolovicës ku u mbytën dy fëmijë

    Insajderi
    25 February 2017 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë persona janë të dyshuar për tragjedinë e Kolovicës në të cilën humbën jetën dy fëmijët e familjes Mramori.

    Në Prokurorinë Themelorë në Prishtinë tashmë është ngritur kallëzim penal, kundër pesë personave për dyshimin se kanë kryer vepër penale, shkaktim i rrezikut  të përgjithshëm, për rastin në fjalë.

    Raporti i policisë që i është dhënë familjes Marmori thekson se për rastin është dorëzuar edhe një kallëzim shtesë.

    Babi i dy fëmijëve Muhamed Mramori për Tribuna Channel ka thënë se ende nuk kanë marr kërkesë për trajtimin e rastin nga ana e Prokurorisë së Shtetit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    11 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark