×
  • Lajme
  • Insajderi

    Pesë të lënduar nga aksidenti në Veternik, detaje nga policia

    Insajderi
    15 March 2023 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mëngjesin e ditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku në Veternik të Prishtinës.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e këtij aksidenti pesë persona kanë mbetur të lënduar.

    Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për Gazetën Insajderi se në aksident janë përfshirë dy automjete.

    “Rreth orës 08:00  kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka potencuar ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark