Pesë veta vdesin nga i nxehti në Bullgari – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pesë veta vdesin nga i nxehti në Bullgari

    Insajderi
    01 July 2017 - 18:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orët e para të ditës së sotme në Sofje të Bullgarisë janë raportuar pesë viktima si pasojë e temperaturave të larta që mbretëruan në këtë vend, e që shkuan deri në 39 gradë Celsius.

    Në mesin e të vdekurve ishte një 75 vjeçar i cili kishte vendosur të dilte për vrapim në një park në qytet, raporton televizioni bTV. Ai ishte rrëzuar pa ndjenja në vend.

    Në orët e pasdites së sotme, në total 178 persona janë rrëzuar pa ndjenja si pasojë e temperaturave të larta në Sofje, transmeton Koha.net.

    Qyteti kishte ngritur alarmin “Kodi i Portokalltë” që paralajmëron mot të rrezikshëm – ndërsa pjesa më e madhe e Bullgarisë ka qenë nën alarmin e nivelit më të lartë, “Kodi i Kuq” që paralajmëron mot jashtëzakonisht në rrezikshëm.

    Parashikimi i motit për disa qytete në Bullgari paralajmëronte ngritje temperaturash mbi 40 gradë Celsius.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark