×
  • Sport
  • Sport

    Pesë yjet e Real Madridit që mund ta luajnë ndeshjen e tyre të fundit në ‘Santiago Bernabeu’ këtë vikend

    Insajderi
    24 May 2024 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur këtë sezon, përballja ndaj Real Betisit do të jetë mundësia e fundit e tifozëve për të parë disa nga yjet e Real Madridit duke luajtur në ‘Santiago Bernabeu’.

    Këta janë pesë futbollistët që me gjasë do të luajnë ndeshjen e fundit në ‘Santiago Bernabeu’:

    Toni Kroos – mesfushori gjerman kishte njoftuar ditë më parë se do të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të Euro 2024.

    Kepa Arrizabalaga – Kapitulli i portierit spanjoll me Madridin do të mbyllet. I huazuar nga Chelsea, Arrizabalaga do të rikthehet në Londër në qershor.

    Nacho Fernandez – Disa raportime kanë sugjeruar se spanjolli ka vendosur që të ndajë rrugët me klubin e jetës së tij pas 23 viteve. Tani, sipas mediave spanjolle, ai po heziton dhe mund të ndryshojë mendje.

    Luka Modric – Mesfushori 38-vjeçari pritet që të njoftojë vendimin e tij përfundimtar lidhur me të ardhmen e tij. Me shumë mundësi ai do të qëndrojë, kështu që duhet të jemi të përgatitur për të gjitha skenaret. Turma në ‘Bernabeu’ pritet t’i jap ovacione të mëdha gjithsesi.

    Joselu – I huazuari nga Espanyoli ka kontribuar në 20 gola nga banka rezervë këtë sezon. Bordi i klubit po e konsideron mundësinë që ta mbajë atë në ekip edhe për një vit tjetër, por me ardhjen e Mbappes dhe Endrick, gjërat mund të ndryshojnë./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark