Insajderi
Lajme

Peter Sorensen nesër në Prishtinë për Ligjin e të Huajve, zbatimi i plotë nis të hënën

Insajderi
13 March 2026 - 21:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Peter Sorensen nesër në Prishtinë për Ligjin e të Huajve, zbatimi i plotë nis të hënën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet nesër në mëngjes me kryeministrin, Albin Kurti, dy ditë para se Ligji për të huajt dhe ai për automjetet të fillojë të zbatohet plotësisht.

Zyra e kryeministrit njoftoi se Kurti do ta presë Sorensenin për një takim në orën 8:30.

Në një njoftim të shkurtër, zyra nuk dha detaje për vizitën e Sorensenit, as për temat që do të diskutohen gjatë takimit.

Megjithatë, Radio Evropa e Lirë mëson jozyrtarisht se arsyeja e vizitës është zbatimi i këtyre ligjeve.

Ligjet filluan të zbatohen më 16 janar, por vetëm si një fushatë informuese për procedurat dhe rregullat e zbatimit. Faza e zbatimit të plotë është caktuar të nisë të hënën, më 16 mars.

Sipas këtyre ligjeve:

Të gjithë ata që nuk kanë dokumente të Kosovës do të duhet të pajisen me leje qëndrimi.

Automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj ose vetëm me autorizim të veçantë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark