I ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë Serbe, Petar Petkoviç, ia dha një emër të dytë Kurtit, e quajti “zjarrëvënës”. Krejt kjo pas deklarimit se nuk do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe të ndërtuar mbi linja etnike
Petkoviç tha se në kohën kur komuniteti ndërkombëtar është më zëshëm se kurrë për formimin e Asociacionit “Kurti po shkel mbi Marrëveshjen e Brukselit”.
Përveç kësaj, ai akuzoi kryeministrin për “lëvizje të njëanshme” që sipas tij “po nxiton të dërgojë njësinë speciale në në katër komunat veriore”.
Petkoviç shtoi se “serbët nuk i duan targat e Kurtit, as zgjedhjet e imponuara, e as policë shqiptarë nga jugu”. Madje ai tha edhe se Policia e Kosovës “nuk ka as çfarë kërkojnë në veri”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për agjencionin austriak të lajmeve APA, tha se nuk do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe mbi baza etnike, përcjell Reporteri.net.
Këtë Asociacion, Kurti e quajti “kërkesë të Beogradit” por jo edhe të serbëve lokalë, derisa e artikuloi edhe si “kërkesë të Beogradit si kompenzim për humbjen e luftës nga Millosheviçi”.
“Kërkesa për një autonomit të hapësirave më shumicë serbe në veri të Kosovës s’vjen madje as nga popullata lokale. Vetëm Beogradi dëshiron formimin që të kompensoj humbjen e luftës nën Millosheviqin, por nuk realizohet”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Kurti.
“Kushtetuta jonë nuk është në pajtim me Asociacion etnik”, ka thënë Kurti duke shtuar se fryma e Kushtetutës së Kosovës është multi-etniciteti i shtetit.