×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Petkoviq flet pas takimit, ankohet në sjelljen e Bislimit: Skandaloze

    Insajderi
    15 May 2023 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, është deklaruar pas takimeve në Bruksel me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

    Petkoviq u ankua për sjelljen e Bislimit në tryezë duke thënë se ishte skandaloze. Për më tepër, ai tha se Kosova nuk dëshiron që ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.

    Ai u tha gazetarëve se “bisedimet tetë orëshe ishin nganjëherë shumë të dhimbshme dhe të pakëndshme”.

    “Nuk është aspak e lehtë të flasësh me Prishtinën. Sjellja e Besnik Bislimit ishte skandaloze, për dallim nga Beogradi, i cili erdhi plotësisht i përgatitur, me ekspertë e propozime. Çdo herë përgatitemi, të disiplinuar, të përpiktë, me materiale dhe kështu kemi ardhur në Bruksel këtë herë, ndryshe nga Bislimi që ka ardhur i vetëm, pa asnjë dokument”, tha Petkoviq.

    Siç ka thënë ai, Bislimi nuk ka dashur të japë përgjigje konkrete për çështje të rëndësishme.

    “Kur duhet të kishim diskutuar për çështje të rëndësishme, siç është zbatimi i mëtejshëm i formimit të AKS-së, çështja e personave të pagjetur pas miratimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, por edhe çështje të tjera të rëndësishme, si liria e lëvizjes, çështjet që lidhen me të, Bislimi nuk ka dashur të japë ndonjë përgjigje konkrete për këtë”, nënvizoi Petkoviq.

    Petkoviq deklaroi se kur e përmendi Asociacionin, “Bislimi thotë se e dëgjon për herë të parë dhe pyet se çfarë është, sepse nuk e di se çfarë është “Zajednica””.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark