Insajderi
Lajme

Petkoviq i reagon Stanos: E ka shkelur neutralitetin e BE-së në njohjen e Kosovës

Insajderi
24 September 2024 - 15:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Petkoviq i reagon Stanos: E ka shkelur neutralitetin e BE-së në njohjen e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Petar Petkoviq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i ka reaguar zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili e ka përmendur Kosovën dhe agresionin që ndodhi vitin e kaluar në Banjskë të Zveçanit nga grupi serb i drejtuar nga Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe.

“Kush e autorizoi zëdhënësi e BE-së për të shkelur neutralitetin e statusit të BE-së duke njohur Kosovën?”

“Në emër të kujt flet Stano dhe pse e tejkalon mandatin e tij kur pesë shtete të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës? Nëse i ndërron punëdhënësit, ai duhet ta thotë këtë gjë me qartësi”, ka thënë Petkoviq. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark