Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se ai ndjen “brengosje të madhe për sigurinë e serbëve në pjesën qendrore të Kosovës”, pas lajmit për një vjedhje në një shtëpi serbe në Preoc.
“Unë kërkoj nga përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë që urgjentisht dhe në mënyrë të pashmangshme të marrin masa në mënyrë që populli serb në jug të Ibrit të mbrohet nga provokimet dhe sulmet nga ekstremistët”, ka pretenduar Petkoviq në një deklaratë me shkrim mbrëmë.
Ai pretendon se “bëhet fjalë për frymëzimin politik për incidentet në Graçanicë dhe rrethinën e saj, të cilat i atribuohen ministres së jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla”./Insajderi.org.