×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq në mbrojtje të “Lunes”: Luftoi për të drejtat e Serbisë

    Insajderi
    13 June 2023 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Petar Petkoviq ka reaguar pas arrestimit të Milun Milenkoviq në Mitrovicë të Veriut.

    Petkoviq në një konferencë për media, ka pretenduar se “Lune” po luftonte për interesat kombëtare të Serbisë.

    “Milun Milenkoviq Lune u arrestua, u ndoq për disa muaj nga policia e Kosovës, dhe u kërcënua me arrest ndaj tij, kjo pasi luftonte për të drejtat kombëtare të Serbisë. Ai u arrestua në një sallon flokësh, i cili u okupua nga tetë vetura të armatosura”, tha ai raporton “Kosovo-Online”.

    Ai ka pretenduar se një “rrethim” u organizua në Mitrovicën e Veriut.

    “Një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës hynë nga pjesa lindore e qytetit dhe një numër i policëve hodhën gaz drejtuar qytetarëve që po kalonin aty”, u shpreh Petkoviq.

    Mes tjerash Petkoviq ka thënë “Është policia e vërtetë e Kurtit, e cila në veri shërben vetëm për të ngacmuar popullin serb.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark