×
  • Lajme
  • Lajme

    Petkoviq raporton para ambasadorit rus për dialog

    Insajderi
    21 July 2021 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq është takuar me ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Alexandar Botsan Kharchenko, me ç ‘rast “kanë biseduar” për raundin e fundit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, të mbajtur dje në Bruksel dhe për “situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë”, është kumtuar nga kjo e ashtuquajtura zyre.

    Siç pretendohet, “Petkoviq ka theksuar se Prishtina dje ka treguar “papërgjegjësi ekstreme” në Bruksel, duke refuzuar të pajtohet me dy pikat kryesore, të cilat i referohen intensifikimit të përpjekjeve për të gjetur personat e zhdukur të mbetur dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme që do të çojnë në destabilizimin e situatës në terren”.

    “Të gjitha përpjekjet e Albin Kurtit çuan në pengimin e bisedimeve dhe kishin për qëllim provokimin e palës serbe për të braktisur negociatat, por edhe këtë herë Beogradi “tregoi përgjegjësi dhe përkushtim për dialog dhe marrëveshje”, ka thënë Petkoviq./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Shqipëri/Rajon
    27 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark