Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i ka shkruar letër, gazetës amerikane “The New York Times” në të cilën ai thotë se është një artikull që vë në dukje vështirësitë e Kosovës, në të kaluarën me të rinjtë e radikalizuar dhe shtetin islam.
Por sipas Selimit, artikulli nuk i njeh të mënyrë të veçantë, përpjekjet e Qeverisë për të luftuar atë që ai e ka quajtur “murtajë”.
“Përgjigja e qeverisë sime për të rritur interpretimin radikal të islamit ka qenë i fuqishëm. Ligjet e reja anti-terror kanë bërë të mundur arrestimin dhe dënimin e atyre që shkojnë të luftojnë me ISIS në Siri. Tani ka më se 60 kosovar që marrin pjesë në luftën e Sirisë, një rënie rekorde në Evropë”, ka shkruar Selimi.
Tutje, sipas tij, Qeveria e Kosovës, në mënyrë aktive kontribuon në koalicionin botëror kundër ISIS-it, raporton Insajderi.
Ai ka përmendur edhe sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, që në vizitën e tij në Kosovë, ka thënë se “kosovarët janë udhëheqësit rajonal në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm”.
Gjithashtu, Selimi ka përmendur edhe sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, që ka njohur rolin aktiv të Kosovës në promovimin e dialogut ndërfetar në një raport të vitit të kaluar./Insajderi.com