×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Petronijeviq kishte fshehur dëshmi të krimeve serbe në Kosovë më 1998

    Insajderi
    05 October 2023 - 12:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati serb Goran Petronijeviq, i cili po e mbron terroristin Milan Radoiçiq, ka fshehur dëshmi të krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë.

    Kështu ka thënë themeluesja e Fondit për Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq në një postim në X.

    Ajo tha se Petronijeviq kishte pranuar publikisht se ia kishte mbuluar kryqin një shqiptari të vrarë më 1998, kryq të cilin forcat serbe ia kishin gdhendur në ballë.

    “Si mysafir në ‘TVHappy’, avokati Petronijeviq kishte pranuar se më 1998, teksa shërbente si gjykatës hetues në Kosovë, ai kishte mbuluar me baltë ballin e një shqiptari të vrarë, të cilit policia serbe ia kishte gdhendur një kryq, për të fshehur dëshmitë e krimeve të luftës dhe për ta shpëtuar Serbinë nga bombardimet”, ka thënë Kandiq në një postim në X.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark