Insajderi
Lajme

Pezullohet mësimi në një shkollë në Han të Elezit, shkak mungesa e ujit

Insajderi
13 May 2026 - 10:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pezullohet mësimi në një shkollë në Han të Elezit, shkak mungesa e ujit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mësimi është pezulluar këtë të mërkurë, si pasojë e mungesës së ujit në shkollën “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit.

Sipas njoftimit, në këtë zonë janë duke u kryer punime në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit, për çka kjo shkollë thotë se si pasojë e mosfurnizimit me ujë, po cenohet shëndeti i fëmijëve.

Në njoftim u theksua se mësimi do të pezullohet deri sa të rregullohet rrjeti i ujit.

“Të nderuar prindër me keqardhje ju njoftojmë se nesër me dt.13.5.2026 e mërkurë pezullohet mësimi në shkollën amë, pasi janë duke u kryer punime në rregullimin e rrjetit të ujësjellësit, gjë e cila cenon shëndetin e fëmijëve, pra mungesa e ujit, andaj në bashkëkordinim me DKA kemi vendosur që mësimi të pezullohet deri sa të rregullohet rrjeti i ujit”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark