Pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Divjakë pasi “ngacmoi” kandidaten për police - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

     Pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Divjakë pasi “ngacmoi” kandidaten për police

    Insajderi
    03 May 2022 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, Lorenc Braho, është pezulluar nga detyra me urdhër të kryepolicit Gledis Nano. Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur ecurinë disiplinore ndaj tij, për shkelje të rëndë.

    Rasti i shefit të krimeve u transmetua mbrëmjen e sotme në emisionin “Stop”, pasi ka ngacmuar një kandidate për police burgu duke i kërkuar “t’i bënte ndonjë shoqe”.

    Reagim i Policisë së Shtetit:
    Pas transmetimit në emisionin e sotshëm “Stop”, të një rasti ku dyshohet për abuzim me detyrën, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra komisar L. B., shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë.

    Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj këtij punonjësi policie, për shkelje të rëndë.
    Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjës policie, sepse Policia e Shtetit është e vendosur për të larguar nga radhët e saj çdo abuzues me detyrën dhe besimin e qytetarëve.

    Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht në luftën ndaj krimit dhe paligjshmërisë, ndaj askush brenda saj nuk mund të njollosë imazhin e mijëra burra e grave, djemve dhe vajzave të Policisë që punojnë e sakrifikojnë duke zbatuar me korrektësi ligjin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark