Insajderi
Lajme

Pezullohet nga puna një zyrtar korrektues në Qendrën e Dubravës

Insajderi
14 July 2026 - 17:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pezullohet nga puna një zyrtar korrektues në Qendrën e Dubravës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

D.Q., zyrtar korrektues në Qendrën Korrektuese të Dubravës, është pezulluar përkohësisht nga puna.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues të kosovës (SHKK), për të cilin thuhet se vendimi është marr pas dyshimit për shkelje të rëndë disiplinore, pa specifikuar arsyen, shkruan Insajderi.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, me vendim të Komisionit Disiplinor të datës 14.07.2026, është pezulluar përkohësisht nga marrëdhënia e punës zyrtari korrektues D. Q, i angazhuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës. Vendimi është marrë pas inicimit të procedurës disiplinore për dyshim për shkelje të rëndë disiplinore dhe do të mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër”, thuhet në njoftim.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në zbatimin e ligjit, ruajtjen e integritetit institucional dhe trajtimin me seriozitet të çdo rasti që dyshohet për shkelje të detyrave zyrtare, duke respektuar njëkohësisht prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të organeve kompetente”, mbyllet njoftimi. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark