Insajderi
Lajme

Pikat kufitare për hyrje-dalje nga Kosova, pritjet deri në 35 minuta

Insajderi
16 August 2026 - 08:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pikat kufitare për hyrje-dalje nga Kosova, pritjet deri në 35 minuta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar përditësoi edhe sot të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare të vendit.

Sot, pritjet më të gjata në pikat kufitare janë regjistruar në dalje nga Kosova, ku qytetarët po përballen me vonesa prej deri 35 minuta ose 200 metra kolonë, përcjell KosovaPress.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë tek Dheu i Bardhë deri në 35 minuta, pritje në dalje.

Ndërsa, në pikën tjetër doganore, në Merdarë pritjet në dalje janë 20 deri 30 minuta, me kolonë rreth 300 metra. Ndërkohë në pika tjera kufitare, pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë jo më shumë se 5 -10 minuta.

Përditësimi i fundit është bërë sot në orën 07:30  minuta, përcjell KosovaPress.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark