Insajderi
Showbiz

“Pimë u bëmë tap …”, Limi tregon se si u njoh me Bia Khalifen

Insajderi
14 January 2026 - 10:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Pimë u bëmë tap …”, Limi tregon se si u njoh me Bia Khalifen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, Labi ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejtë me Limin, duke e e pyetur për hyrjen e tij në BBVK dhe njohjen me Bia Khalifen.

Më pas, Limi rrëfeu edhe mënyrën se si ishte njohur me Bia Khalifen, duke treguar një histori të pazakontë nga e kaluara e tij.

“Çdo gjë është real, s’kam kohë me bë lojë me askënd. A di si e kam njohur Bian, ishim te puna, dhe ishim me shokë, dhe pimë u bëmë tap. Ka 4 e 5 vjet. Dhe ikën krejt në shpia. Dhe u nisa për te shpia, por u ndala në strip klub. Edhe hy në instagram, t’u pa këtu shoh Bia Khalifa që më ka bërë follow. Kur shoh direkt po më shkruan. Dhe erdhi në klub, dhe vazhdova party”, tha Limi.

Në këtë bisedë ndërhyri edhe Benita, e cila dha mendimin e saj për situatën.

“Mos e ngatërroni të dashur, me një natë. S’është i dashur kur je një natë”, tha Benita.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark