Ditën e sotme në rrjet ka qarkulluar një lajm, sipas të cilit Ana e “Përputhen” ka pranuar të bëhet pjesë e emisionit të ngjashëm në Kosovë “It’s my love”.
Ka qenë vetë drejtuesi i emisionit Kika, i cili e ka thënë këtë në një intervistë për T7.
meganews.al ka kontaktuar Anën në lidhje me këtë çështje.
Ajo u shpreh se ky lajm nuk është aspak i vërtetë dhe se nuk e ka idenë se si mund të ketë dalë kjo deklaratë.
Ana shpreson se moderatori do të bëjë një deklaratë të dytë për t’u sqaruar, ndërsa thekson se as nuk e njeh atë personalisht.