Insajderi
Lajme

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

Insajderi
09 December 2025 - 17:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rrjet i shpërndarjes dhe trafikut të kokainës në Itali është goditur nga policia në Foligno.

Në pranga ra një 20-vjeçar shqiptar që u kap në flagrancë, me precedentë të mëparshëm penalë për lëndë narkotike.

Nën hetim është marrë edhe një bashkëatdhetar i të riut, si ndihmës në rrjetin e trafikut të drogës. Të dy u akuzuan gjithashtu për hyrje pa leje, duke zënë shtëpinë ku jetonin.

E gjitha filloi falë informacioneve nga banorët e zonës së “Via Piave”. Ata raportuan aktivitet të dyshimtë dhe lëvizje të çuditshme.

Oficerët ngritën një roje sigurie dhe dokumentuan “marrëveshjet” e 20-vjeçarit. Pastaj oficerët ngritën një kurth dhe kapën shqiptarin me 25 gramë kokainë, e ndarë në doza dhe gati për shitje.

I riu u izolua në paraburgim në Peruxhia, kurse miku i tij po hetohet në gjendje të lirë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark